Liljana Kondakçi & Ema Qazimi: Këputa një gjethe dafine (teksti dhe kënga)

Degën e dafinës e lëkundi
Krahu i një zogu në agim,
Me një gjethe në buzë unë vërshëlleja
Këngët që i zgjonte vetë pranvera.

Nën qiellin tonë, prej gjakut tonë bleron ti,
Jo, nuk bleron, por lulëzon, dafinë,
Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta,
Të katër stinët t’i kish gjithmonë ajo të blerta.

Blerimi yt –blerim rinor që flet për historinë,
Dafinë e bukur-o, kurorë e thurur për lirinë!

Në dite me diell në kohë kur vetëtin,
Ti rritesh, rritesh, lulëzon ti.

E veshur me blerime kjo tokë,
Agimet pret,
Agimet vetë i zgjon.

Degën e dafinës e lëkundi
Fllad i veriut, erë e jugut.
Ditët i përcjellin njëra-tjetrës.
Diellin e pranverave të jetës.

Nën qiellin tonë, prej gjakut tonë bleron ti,
Jo, nuk bleron, por lulëzon, dafinë.

ObserverKult

————–

Lexo edhe:

LILJANA KONDAKÇI: NE LINDËM NË PRANVERË (TEKSTI DHE KËNGA)