Lind Islami: Brenda vetes ty të mbaj… (teksti dhe kënga)

Brenda vetes ty të mbaj… intepreton Lind Islami

Ngadalë, mbuloi nata atë qytet
ngadalë, ndezin yjet përmbi det
E ti, vetëm mbete në t’vjetrin breg
Sytë i mbyll ëndërron për tjetër jetë

Erën don të përqafosh,
n’krah’të saj të mund të pushosh
Natën me dritë ta mbulosh,
Natën t’harrosh
E nga larg një fllad më sjell
Me erën tënde më mbështjell
Duart’ zgjojnë e të kërkojnë të të shtrëngojnë

E të mundja heshtjet e trishtimet t’i largoj
N’zemrën tënde dritë, diell të rrezatoj
E megjithëse larg e di se dit’ e re do zgjojë
Brenda vetes ty të mbaj,
…ty të këndoj.

Ngadalë, mbuloi nata këtë qytet
ngadalë ndezen yjet mbi t’njëjtin det
E unë vetëm mbeta në tjetër breg
Sytë mbyll, të shikoj, m’gzon ti në këtë jetë

E bashkë, të dy të përqafuar
Bregut t’vjetër jetën thjesht t’jetojmë
Ti me diell, ti diell buzëqeshur
Unë i lumtur n’krah të mbaj.

ObserverKult

——————–

LEXO EDHE: VENERA LUMANI & LIND ISLAMI: KREJT ÇKA DU TI ZEMËR JE (TEKSTI DHE KËNGA)

Vetes çfarë t’i them
Vetes si mund t’ia them
Vetja le të më kuptojë
kjo s’mund të jetë veç lojë
kur humbet çdo kontroll
Vetëm ti mund t’mbash në dorë
si e marrë ekzagjeroj drama queen unë pretendoj

Kur ti mendon që krejt kanë marrë fund
zemër ama dorën
vëre dorën n’zemrën teme shpirt
dhe ndije qysh don me pëlcit
as ni herë shumë fjalë s’kam thonë krejt çka kam dashtë
me thonë po ndina mirë
çelësat tim kom dhonë
veç ty o gjan t’kom lon me çel pa trokit.

Kuuuu jeee…
Krejt çka du ti zemër je
asgje tjetër s’vlen
nesër ç’a do le të ndodh
se jemi zemër në katror
veç ne si në shpirt vonë
jemi bashkë në qiellin tonë
si nuk mbaron dashnia jonë.

Do të ndjek të ndjek në çdo hap
s’do të ndal do të ndjek prapë

Kur humbet çdo kontroll
vetëm unë mund të mbaj në dorë
por pa ty unë e di
asgje s’mund të jetë njësoj.