Në kapërcyell ëndrrash davaritet
Qeshja jote e trëndafiltë.
Dhe rrok në maja qerpikësh përmallime
Përqafimesh të pakryera
Si jetët që u panë tek shkonin
Shkarazi e pa zhurmë
Në shtretër lumenjsh të nëndheshëm,
Dhe rrok në maja gishtërinjsh dëshirime
Prekjesh të ndaluara
Si ditët që u shuan ende pa zbardhur
Zërave të mistershëm
Prej qiejsh të tjerë të panjohur,
Dhe rrok në cepa buzësh puthje
Të etshme, po aq të trëndafilta
Sa qeshja jote.
ObserverKult