Linda Dervishi: Puthmë ti, veç ti

Puthmë si dallga e detit,
kur përplaset ndër brigje,
e shkuma e saj duket si meringë.
Puthmë me zjarrin e pyjeve,
e fryma të ndalet në buzë,
ku gjuhët lëngëzojnë,
e goja dridhet si emocion.
Rrëmbemë mes krahëve të tu
ku të ndiej rrahjen e shkuljes së zemrës.
Rrotullomë si i marrë nëpër dhomë
ku të ndihen të qeshurat e ulërimat tona si jehonë.
Puthmë ndër mure përplasur me dëshirë,
afsh e pasion,
më rrëmbe pranë vetes,
si një fitimtar në betejë!
Puthmë si etja për ujë,
si oshtimë që maleve depërton.
Puthmë si mirazhe me gishtat nëpër flokë,
puthmë si orët e fundit të jetës,
me duart në mishtë e mi e vështrimin vuajtës,
se nuk do të më shohësh më.
Puthmë ti me të gjitha ngjyrat e jetës e falmë
dashuri.
Puthmë ti, veç ti!

ObserverKult

—————————————————————–

LEXO EDHE:

KUR NËNË TEREZA SHKOI NË MALËSITË E PUKËS PËR TË VIZITUAR MOTRAT E VETA DHE NË SHENJË RESPEKTI, HOQI KRYQIN NGA QAFA E JA DHUROI HOXHËS…

Nga Ndue Dedaj   

Sa herë që në rrjetet sociale të zë syri ndonjë etiketim përçmues apo fyes, të dikujt për shkak të përkatësisë fetare, të vjen ndërmend një gjest i lartë i shumë viteve më parë.

Hoxha i Pukës, Hafiz Elez Hoxha (1910-2002), simbol të urtësisë e tolerancës, mik i Migjenit në rininë e tij dhe mësues mejtepi, priti Nënë Terezën, në vitin 1991, kur shenjtorja e ardhshme, u ngjit në bjeshkë për të vizituar shtëpinë e motrave të saj, në ato anë.

Një çast ajo hoqi nga qafa kryqin dhe ia dhuroi Hoxhës diturak, duke iu drejtuar mirësisht: “Ndonëse nuk e mbani të varur, siç e kisha unë, ruajeni për kujtim ose, jepjani ndonjë të krishteri të devotshëm”.

Hoxha, me pamje filozofi, duke e marrë kryqin i tha nobelistes së famshme, se; simbolet fetare, janë shenja të paqes dhe mbarësisë së njerëzimit.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU