“Lindur së prapthi”, vepra e Rita Petros, kandidate për Çmimin Evropian të Letërsisë- ja pse u propozua nga QKLL

rita petro

Kandidatja për Çmimin Evropian të Letërsisë për këtë vit është autorja Rita Petro. Me prozën  “Lindur së prapthi” të propozuar nga kritika, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit pret të triumfojë në këtë konkurs letrar.

 ‘Lindur së prapthi” është vepra e propozuar për Çmimin Evropian të Letërsisë.  Proza e autores Rita Petro është vlerësuar nga kritika si më dinjitozja ndaj edhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e ka përzgjedhur si vepër kandidate.

Mjedisi komunist në sytë e një vajze të vogël dhe më pas qasja po ndaj të njëjtës epokë po nga sytë e saj tashmë si e rritur, e që do të përballet me stereotipet dhe paragjykimet e kohës është subjekti i kësaj vepre tashmë në listë për të fituar Çmimin Evropian të Letërsisë.

Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsi ka për qëllim të vendosë në qendër të vëmendjes krijimtarinë dhe pasurinë e larmishme të letërsisë bashkëkohore evropiane në fushën e letërsisë artistike, të promovojë qarkullimin e letërsisë brenda Evropës dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare ndërkombëtare.

13 shtete kanë propozuar secili nga një shkrimtar që do të jetë në garë për Çmimin Evropian të Letërsisë. Vlerësimin e bën një juri ndërkombëtare dhe fituesi shpallet në Panairin e Librit në Bruksel më 4 prill 2024.

Autorja dhe botuesja Rita Petro në letërsinë bashkëkohore shquhet për poezitë e saj, kryesisht erotike nga ku edhe është vlerësuar nga kritika.

Ajo është vlerësuar me Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë – Lumo Skendo, 2014, Çmimin e “Karrierës për krijimtarinë poetike”, 2015 dhe Çmimin “Onufri”, në Festivalin poetik të Verës, (1999)

Ajo ka thyer edhe tabu sa i përket tematikave të sjella në shikime./euronews.al

ObserverKult 


Lexo edhe:

DO VAJTOJNË PËR MUA VETËM PRINDËRIT PLEQ…

Nga: Kostas Uranis

Do vdes një pasdite të largët funebër vjeshtore
në kthinën time të ftohtë, siç rrojta, në vetmi,
në grahmën e fundme do dëgjoj pikat e shiut
dhe zhurmën e shurdhët të rrugës, si tani.

Do vdes një pasdite të largët funebër vjeshtore
në mobilje të botës mes librave tek rri,
do më gjejnë në krevat. Do të vijë policia
e do përcillem si njeri pa famë e histori.

Nga miqtë, ata që loznim letra here pas here,
do pyesë ndonjëri: “Mor, e patë gjë Arqilenë,
ka ditë që ka humbur”. E tjetri do gjegjet
kartën duke hedhur: “Pardje e varrosëm halenë!”.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult