Poezi nga Liridon Mulaj
Nuk do të ekzistojë kurrë
një imazh i asaj çka na pret nesër,
deri kur krahët e diellit të thyhen mbi parmakë të ftohtë
E ajo çka ëndërruam, nis të marrë jetë.
Nuk do të dridheshim si thupra të zhytura në ngricë
As nuk do ta ndillnim vdekjen
Nëse kuisjet vdekandjellës të
qenve matanë rrugës
T’i dëgjonim si një simfoni virtuozësh
Nuk do ta fitojmë përjetësinë e bardhë
Nëse të paktën për një herë të vetme nuk besojmë në diçka
Që i lutemi, apo e mallkojmë
për çdo fatkeqësi që pragu i çastit rrëzon mbi ne.
Edhe nëse beson në asgjë, prapë ti ke shpirt…
ObserverKult