Unë nuk e kam gdhend
vetin mbi diploma
masterash, njomun
me vula katedrash.
As në fëmini, s’kam mbush
barkun me fletë romanesh.
Poezitë , shpirtin ma kanë hangër,
e fabulat i kam përbuzë.
Odiseja nuk asht heroi i jetës seme
të padurimtë,
e as Penelopa nuk më ka josh
kurrë.
Kam qesh me zhelet e Zhanvalzhanit ,
e turr iu kam Ema Bovarisë:
Kurvë!!- kam brit vetmeveti,
e mandej zbut e kam shpirtin me iluzionet
Lysien njomëzakut.
Nuk e du Neruden, e Majakovskin,
anipse emni i tyne ngjyron gjak të kuq.
Më ka shti ethet plaka Nicë,
Bala i legjendës së vetmisë më
ka përngja mue,
e kam kjajt kur e qorruen.
Por shpirtin ma ka ngri vec bota e gjallë,
qi mbështjell në kapërcyell të jetës teme,
më kumbon si me za të ngjirun e me shpall,
se unë jam poet i vetvetes,
e se asgja pos shpirtit,
nuk m’i përmbush premtimet…