Nëse nuk je ndjerë shumë herë e trazuar
E nëse sytë s’të kanë pikuar lot
A mundesh të thuash jam e dashuruar?
Po se ndjeve afër dhe kudo t’jetë në botë!
Në mëngjeset tua po s’qe mendimi i parë
Dhe ëndrra më e bukur që çdo natë e sheh
Të ndjesh trupin tënd të të digjet zjarr
Ta shohësh një fytyrë, në çdo njeri që njeh.
Po s’ndjeve drithërima sa herë e përmend
Po nuk ndjeve mallin të të djeg në gji
Po s’të tundoi shpirtin sa herë t’vjen ndër men
Po s’të përvëloi nuk është dashuri.
ObserverKult