Liza Brozi: A do të shihemi para fundit?

Ndahem ngadalë prej aromës së tij,
prej zërit, prej rrëmujës, aq ngadalë
sa mund të ikë dikush që ka kohë për asgjënë.
Dhe unë gjithmonë kam patur kohë për asgjënë.

Në fillim i pashë fytyrën,
pastaj hapat e në fund gjurmët
dhe sytë e mi bëhen më të zinj,
flokët rriten thuajse një pëllëmbë
prej kur fillova të marr frymë prej asgjësë. 
Dhe kjo është e mrekullueshme.

Ndiej që kam kohë për detyrat e shtëpisë,
T’i them një fjalë të bukur dikujt që po vdes,
T’i qesh me shpirt një hipokriti
dhe të pi çajin pa u shqetësuar për rehatinë e askujt.

Ndoshta genetika ime është aq e pastër për t’u trashëguar.
Por asgjëja m’i ka hapur sytë dhe unë po pres…
Asgjënë.

A do të shihemi para fundit?

ObserverKult


Lexo edhe:

A DO TË PUBLIKOHET? KUSH E MBAN DITARIN E SHKRUAR ME DORË TË MBRETËRESHËS ELIZABETH?

Më 8 shtator të vitit 2022 u nda nga jeta Mbretëresha Elizabeth, pas 70 vitesh në fronin britanik. Letrat personale të 96-vjeçares së ndjerë dhe ditarët ka shumë gjasa që të bëhen publike.

Mbretëresha e ndjerë mbajti një ditar gjatë gjithë mbretërimit të saj dhe iu referua incidenteve të jetës së saj private dhe publike.

Sipas të njëjtave informacione, Paul Whybrew i cili ishte i afërt me Mbretëreshën do të marrë vendimin për të vendosur se cilat dokumente janë të përshtatshme për t’u bërë publike dhe cilat jo, pasi ai ka akses në arkivin e paçmuar.

Askush nuk është në gjendje të dijë se sa kohë do t’i duhet Paulit për të përfunduar këtë projekt. Por është e sigurt që Mbreti Charles III do të japë miratimin përfundimtar përpara se libri të botohet.

Nuk është e pazakontë që korrespondenca personale e një mbreti të publikohet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult