Federico García Lorca, është një ndër poetët emblematik të letërsisë botërore. Po aq sa vargjet mbreslënëse që ia ka dhuruar njerëzimit, edhe fundi i tij tragjik, ende tronditë lexuesit. Vrasja e tij merr ngjyra edhe më të trishta nga vetë karakteri i ndjeshëm që kishte si poet.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të shkëputura nga poezitë e tij:
– Poezia nuk kërkon ndjekës, kërkon të dashur.
– Ah sa shumë lodhje më kushton, të të dua si të dua.
– Unë shpesh kam humbur veten, për të gjetur djegien që mban gjithçka zgjuar.
– Ne të gjithë jemi kuriozë për atë që mund të na dëmtojë.
– Kur të shoh lakuriq më kujtohet toka.
– E kam humbur shpesh veten… në mënyrë që të gjej atë flakën që më mban shpirtin ndezur.
– Vetëm misteri na lejon të jetojmë, vetëm misteri.
– Meqë nuk u shqetësova për lindjen, nuk kam pse të shqetësohem për vdekjen.
– Unë jam hija e jashtëzakonshme e lotëve të mi.
ObserverKult
Lexo edhe: