Louis Aragon: Poezi për Britmat në Rrënoja

*
Po i drejtohem të kaluarës
Vazhdo dhe qeshu me zërin e fjalëve të mia, nëse të vjen ashtu.
Ai dashuroi dhe Ishte dhe Erdhi dhe Përkëdheli
dhe Priti dhe Vazhdoi të shikojë te shkallët që u thyen
oh dhunë! dhunë, jam një i përhumbur,
dhe prita dhe prita në puset e pafund,
mendova se do vdes duke pritur.
qetësia mpreh lapsat në rrugë
Një taksist duke u kollitur e nxorën të vdesi në errësirë
Dhe prita dhe prita zëra të mbytur përballë derës, gjuha e dyerve
Hingëllima e kujave dhe prita një pas një mora objektet e njohura
Dhe prita si një fantazëm dhe pritja e të dënuarve dhe prita ta hajë dreqi
Arratisur nga një burg gjysëm i ndriçuar
Dhe papritur
Jo Budalla Jo
Idiot
Këpuca grimcoi kotjen e qilimit
Mezi u ktheva
Dhe dashurova dashurova dashurova
por ti s’ke si ta dish sa shumë.
Dhe Dashurova është e shkuara
Dashurova dashurova dashurova dashurova
Oh dhunë
S’është asgjë përveç një shakaje për ata
Që flasin sikur dashuria të na ishte
Histori e një dalldisjeje,
U dhjefsha në atë shtirje
E di kur është vërtet një histori dashurie
A e di

Kur çdo frymë kthehet në tragjedi
Kur edhe ngjyrat e ditës duken qesharake
Në ajër një hije në hije një emër të del prej goje
Gjithçka të djeg dhe në ty brenda teje
Gjithçka gjithçka
Gjithçka digjet
Dhe ti thua- pa le të digjet
Dhe qielli ka shijen e rërës së shpërndarë
Dashuria maskarenj dashuria për ju
Është kur ju arrini të fleni bashkë
Arrini të,
Dhe pastaj ha ha gjithë dashuria është në atë
Dhe pastaj
Arrijnë të flasin çfarë është
Të fleshë bashkë me vite
E kupton
Me vite
Si velat e një anije që përmbysen
Mu në kuvertën e saj
Mbushur me lebrozë
Kohën e fundit pashë në një film
Se si njëri pas tjetrit
Trëndafili i bardhë vdiq njësoj si trëndafili i kuq
Çfarë na qenka atëherë ajo që na ngjallë
Në atë fushë të tillë
Në këto fjalë të fundit
Fjala e fundit është fjala ku
Gjithçka që është mizore më mizorisht e pandreqshme
Dhe Shqyer në copa Fjala panterë Fjala karrige elektrike
Fjalët e fundit të dashurisë imagjino
Dhe puthja e fundit dhe shpërfillja e fundit
Dhe hapi i fundit Asnjë shaka s’është qesharake.
Thjesht duke menduar për natën e shkuar
Ah gjithçka merr këtë kuptim të neveritshëm
Dua të them momenti i fundit
Lamtumira e fundit, gulçimi i fundit,
Shikimi i fundit
Tmerr, tmerr, tmerr
Tani u bënë sa vite tmerr

Po le të pështyjmë
Në atë që e dashuruam ne të dy
Të pështyjmë në dashuri
Në krevatët tanë të paemër
Në heshtjen dhe murmuritjet tona
Në yjet edhe pse janë
Sytë e tu
Në diell edhe pse janë
Dhëmbët e tu
Në përjetësi edhe pse është
Goja jote
Dhe në dashurinë tonë edhe pse është
Dashuria jote
Po le të pështyjmë.

Përktheu: Nurie Emrullahu