Ajo s’ka pse të ketë frikë
nga shkalla se gremiset,
tek mbledh frutat në pemishtë,
as nga dallga që lëkundet
në plazhin e rrëmejtë.
Pafytyrësinë e dhimbjes s’ka pse ta mbajë
mburojë të trupit të saj të paepur dhe të breshtë.
Dhe as të ketë një xham, ku të tejshohë
një tjetër shkatërrim.
Çfarë ka fituar dhe çfarë ka humbur,
nuk do ta gjejë që ta humbasë përsëri.
E përhumbur është në kohën,
kur burrat binin me të në dashuri.
Përktheu: Irena Dono
*Titulli i origjinalit: “Portret”
LEXO EDHE: ROBERT FROST: NJË SHËTITJE E VONË