Louise Glück: Unë të dhashë gjithçka që të duhej

Kur të brumosa ty, të doja.
Tani të mëshiroj.
Unë të dhashë gjithçka që të duhej:
shtratin e tokës, shtresën e ajrit blu.
Ndërsa largohem prej teje
të shoh më qartë.
Shpirtrat tanë duhej të kishin qenë të pamatë tani,
jo siç janë,
qenie të vogla që flasin.
Unë të dhashë çdo dhuratë,
të kaltrën e mëngjesit të pranverës
kohën që nuk dite ta përdorje,
po ti doje më shumë, një dhuratë
rezervuar për një krijesë tjetër.
Gjithçka që shpresoje,
ti nuk do do ta gjeje vetë në kopsht,
midis bimëve që rriteshin.
Jeta jote nuk është ciklike si ajo e tyrja:
Jeta jote është fluturimi i zogut
që fillon dhe mbaron në heshtje,
që fillon dhe mbaron në formë përsëritëse,
një harkim nga thupra e bardhë e mështeknës
te pema e mollës.

Përktheu: Irena Dono

ObserverKult