Luajti krah Danny Glover, aktori shqiptar: Shpresoj që seriali jonë të ketë sukses- transmetohet në Netflix

Ky vit ka qenë shumë aktiv për aktorin shqiptar Klodian Hoxha, i cili ka luajtur në 7 role dhe 3 prej tyre kanë qenë ndërkombëtare.

Së fundmi, ai ka rolin kryesor të një prokurori në serialin ‘The Presecutor’. Në këtë film luan me yllin e Hollivudit, Danny Glover.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se nga ky serial kanë shumë pritshmëri pasi që do të trasmentohet edhe në Netflix.

Klodiani e ka krahasuar edhe me ndërkombëtarin “Narcos”, duke shpresuar që të arrijnë suksesin e tij.

“Unë kam rolin kryesor, prokurorin, i cili merr një hap shumë të rëndësishëm dhe mban shumë gjëra të fshehta, sa kritikon dhe familjen e tij.

Edhe rikthehet për një revansh. Di të them që ky është një serial pak a shumë si Narcos, trajtojnë të njëjtat tema. Narcos kështu nisi si serial në Netflix.

U nis seria e parë, u bë me pritshmëri si puna jonë dhe pastaj arriti majat që u bë një nga serialet më të shikuara.

Shpresojmë që edhe ne të jemi si ta. Shqipëria i ka të gjithë komponentët. Lokacionet i ka shumë të bukura, aktorët i ka shumë të bukur.

Produksionet po bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke sjellë aktorë, figura gjigande që ne dikur i kemi pasur ëndërr dhe janë figura që ne i kemi pasur në krahë”, tha ai./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“PIKASO DHE AJNSHTAJN NË NJË BAR NË PARIS”, PREMIERË NË “TEATRIN E METROPOLIT”

Mbrëmjen e djeshme “Teatri i Metropolit” në Tiranë ka rihapur dyert për spektatorët pas më shumë se një viti. Pra, nga marsi 2020 kur u dha shfaqja e fundit “Ëndrra e një nate vere”.

Gjithashtu ky teatër çeli sezonin e tij të shfaqjeve i cili duhej të niste më herët, por masat kufizuese të detyruara nga pandemia kanë sjellë këtë vonesë.

“Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris” është titulli i shfaqjes që ka ardhur si premierë natën e mbrëmshme. Por ka pasur një publik më kapacitet të reduktuar.

Kjo në bazë të kushteve për aktivitetet artistike në kuadër të pandemisë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult