Luan Rama: Më puthi si e çmendur…

kënga Luan Rama: e dashuruar

Letra që nuk erdhi kurrë, poezi nga Luan Rama

Më puthi si e çmendur
duke më kafshuar ëmbël buzët dhe shpirtin,
duke më mbyllur sytë me gojën e saj
me një frymë ëngjëlli,
«Do të shkruaj shpejt më tha» dhe iku,
me krahë ere,
dhe unë e prita duke vrarë vetminë,
dita dehej me ditën
dhe nata puthte agun në delir,
yjet e mi i kishin humbur trajektoret e tyre
ndërsa unë prisja letrën që s’do vinte,
fillikat atje, në kryqëzimin e botës,
ku pemët e mardhura lotët vjeshtake hidhnin
dhe ku era nuk i solli më zogjtë e mi,
deti nuk ma solli anijen
por veç një llohë dëbore…
dita shkonte kuturu, e mjegullt,
si në sytë e një të verbëri,
e unë prisja ashtu si ushtarët në front
letrat e të dashurave të tyre
që nuk do të vinin kurrë…

ObserverKult

———————————

Lexo edhe:

FJALËT EMOCIONUESE TË LASGUSHIT PËR TË BIJËN: ATË NATË TË KISHA TY PRANË, VDISJA NË DUART E TUA…

Marie Poradeci, e bija e poetit Lasgush Poradeci, ka postuar kohë më parë në profilin e saj në Facebook, një letër që i ati i ka nisur vajzës tjetër, Konstandinës.

LETRA
Merr. Kostandina Lasgush Poradeci
Lagja e Mburimave, rruga Çeta e Mokrës nr 56
Pogradec.
Tiranë e Mërkurë 17 tetor 1979,

Kostandinë bijë e dashur edhe trimëreshë e babajt, dola të Hënën më 15 Tetor prej spitalit, Pavjoni XIV ku më suall pas operacionit të kataraktit të syrit t’im të djathtë prej Doktor Ylli Shtyllës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult