Luan Rama: Letra që nuk erdhi kurrë

Luan Rama: e dashuruar

Letra që nuk erdhi kurrë, poezi nga Luan Rama

Më puthi si e çmendur
duke më kafshuar ëmbël buzët dhe shpirtin,
duke më mbyllur sytë me gojën e saj
me një frymë ëngjëlli,
«Do të shkruaj shpejt më tha» dhe iku,
me krahë ere,
dhe unë e prita duke vrarë vetminë,
dita dehej me ditën
dhe nata puthte agun në delir,
yjet e mi i kishin humbur trajektoret e tyre
ndërsa unë prisja letrën që s’do vinte,
fillikat atje, në kryqëzimin e botës,
ku pemët e mardhura lotët vjeshtake hidhnin
dhe ku era nuk i solli më zogjtë e mi,
deti nuk ma solli anijen
por veç një llohë dëbore…
dita shkonte kuturu, e mjegullt,
si në sytë e një të verbëri,
e unë prisja ashtu si ushtarët në front
letrat e të dashurave të tyre
që nuk do të vinin kurrë…

ObserverKult

Lexo edhe:

LETRA E LASGUSHIT PËR TË BIJËN: NUK MË VJEN FRIKË TË VDES, NËSE JAM NË DUART E TUA

Lexo edhe:

LETRA EMOCIONALE QË E SHKROI ASTRIT ÇERMA PËR HUMBJEN E XHEVDET FERRIT