Luan Rama: Ti shkoje…

tradhtisë Luan Rama - E enjte në ngjyrë të verdhë…


Ti shkoje, poezi nga Luan Rama

Nën dritën e bardhë të neonit
shtrirë në agoni
ti ngrije duart lart për të ikur si engjëlli
“Dhashë shpirt!” më the ti
ndërsa unë të shihja i plagosur
pa mundur ta ndal ikjen tënde,
Si vallë kështu?
Duar të nderur që dridheshin
që dikur mbi pëllëmbë kishin mbajtur
veç jetë e dashuri,
pjellën dhe dhimbjen e kohës së mbrapshtë
vdekjen e mëmës dhe atit,
shkoje me duart ngritur
duke shkelur mbi një liqen lotësh…
ti motër,
Hirësia ime,
Dashuria ime e gjakut,
gjithnjë e purpurt
në zemrën time mavi
bërë nga plaga e hapur që ende klith
nën zë,
nën qiej vetmitarë pa zogj,
mërmërimë murgu,
pëshpërimë…
Ti shkoje,
ti më rivjen dhe më ikën sërish
shket në botën tjetër
e unë s’di ç’të bëj
me këtë flutur të bukur
që më trazon çdo çast në natën time kaq të gjatë
në këtë humbëtirë të pafund…

ObserverKult

Lexo edhe:

NEHAS SOPA: NANË, KUR TI SHKOJE… UNË LOT U BËRA

Nanë, kur ti shkove të bëhesh tokë
unë kafshë u bëra,
me ujkun që po më hante dalëngadalë.
Nanë, kur ti një ditë shkove të bëhesh qiell
unë lot u bëra,
një pikëz uji që dielli e pinte ngadalë e nuk sosej.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult