Vij drejt teje,
si një fllad i lehtë,
kraharorin ma troket,
ti patjetër sonte më pret…
Sa çudi,
midis njerëzve kërkoj kot,
të më presësh
nuk ke dal sot.
Por në çast,
ndezi dritat ky qytet
Nga çdo dritë
ti më përshëndet
Ndaj dhe unë
mes gëzimit të pa anë,
dhe pse s`erdhe të ndjeva pranë
Ky portreti yt
s`më ndahet nga sytë
trëndafil më çeli aty
Edhe vetëm,
ndjehem prapë vet i dytë
na afroj, na lidhi fort
kjo dashuri…
Jeta rritet mes nesh,
në çdo skaj na buzëqesh
dhe pranverën shpalos sot në çdo skaj
ky portreti i saj
ndaj dhe unë kur vi tek ty
me jetën ngjaj… o jetës i ngjaj.
ObserverKult
Lexo edhe:
FRANÇESK RADI: SA MË KA PLAKUR KJO DHIMBJE E GJATË… (TEKSTI DHE KËNGA)