Dëgjojeni këtë perlë të Nexhmije Pagarushës: Bien tupanat n’katër anët (teksti dhe kënga)

Dëgjojeni të kënduar nga Nexhmije Pagarusha këngën Bien tupanat:

Bien tupanat n’katër anët
se sot kemi darsëm
darsëm të madhe s’ mbahet mend
nana marton djalin.

Trima e trimnesha eni pra të vallzojmë
në këtë shtëpi bujaresh
ne ta gzojmë
të vallzojmë së bashku të gjithë të këndojmë
bashkëshortëve trimat
u dëshirojmë.

Zoja e shpisë na bjen me ngranë
bukë e mish sikur përherë
cakërojmë gotat si përherë
ky oxhak o qoftë me nderë.

Trima e trimnesha eni pra të vallzojmë
n’ këtë shtëpi bujaresh
ne ta gzojmë
të vallzojmë së bashku të gjithë të këndojmë
bashkëshortëve trimat
u dëshirojmë.

ObserverKult

Kliko edhe:

NEXHMIJE PAGARUSHA & ARDIT GJEBREA: KUR NJË DITË TË KTHEHESH TI (TEKSTI DHE KËNGA)

NEXHMIJE PAGARUSHA: ÇIL NJAT ZEMËR PLOT KUJTIME (TEKSTI DHE KËNGA)