Luigi Tenco: E ardhmja tashmë ka kaluar…

Ditë pas dite
koha ikën,
gjithmonë të njëjtat rrugë
dhe të njëjtat shtëpi.
Ditë pas dite
gjithçka është si më parë.
Hap pas hapi
e njëjta jetë.
Sytë kërkojnë përreth,
të ardhmen që kishin ëndërruar,
por ëndrrat mbeten akoma ëndrra
dhe e ardhmja tashmë ka kaluar.
Ditë pas dite
jeta ikën
dhe e nesërmja do të jetë e njëjtë
me të djeshmen.
Anija e ka lënë portin
dhe nga bregu duket veçse një pikë e largët.
Edhe sonte dikush,
kthehet i zhgënjyer dalëngadalë
në shtëpi.
Ditë pas dite
jeta ikën
dhe shpresa tashmë, nuk është veçse një zakon.

Përktheu: Elona Caslli

*Titulli i origjinalit: “Ditë pas dite…”