Unë të kam dashur kur ti ishe furtunë
Dhe kur përpije gjithë ç’kisha përbrenda
Dhe kur e tëra diell ishe tek unë
Edhe kur thoshe “merrmë, ruamë tek zemra…”
Unë të kam dashur inatin si fëmijë
Duart e mbledhura kur dot nuk mundje më
Dhe kur më bëje mallin tënd në gji
Dhe kur më thoje “vetëm mos më lër”…
Unë të kam dashur kur ti bëheshe zjarr
Kur digjje heshtjet e kur s’kishe as ëndrra…
Unë të kam dashur më shumë se një thesar
Ndoshta unë jo, por ty të deshi zemra…
Unë të kam dashur dhe po, unë prapë të dua…
Të tjerat ikin dhe shpejt bëhen harresë…
Unë jam ai që tha “ti më ke mua…”
Ti ajo që the “tek ty do mbesë”…
ObserverKult
————————————————
LEXO EDHE: LUL BESHAJ: TI M’KE HARRUAR, UNË NUK MUNDA DOT…
Dhe e kam dashur sa nuk thuhet
dhe kur vetmuar më ka lënë
E ruajta, ku veç shpirti ruhet,
Por, sa e desha s’i kam thënë.
E si t’i thoja, thuhet zemra?
Një zemër aq me krenari
Që kish harruar sende… emra
Një mbante frymës, një njeri.
Po ja, zaten ky shpirti zhur
Që s’di pse rron mbi këtë dhé
Prej dashurisë rronte dikur
E shkoi sikur mbi botë nuk qe.
Po sont’ e zuri një tallaz
asaj që donte nis t’i flasë
“O Psalm, sot erdha të thërras.
Nga kresht e brengave rrëzuar
kurrë s’ka kjo zemër, as nga lotë
Ti përmbi dhe m’ke harruar?
Ti munde, unë nuk munda dot.
Po sonte lutje s’do të nis
As do të lutem më si murg
Shpirtin që rron prej dashurisë
Si mund ta kyç një varr, një burg?
Po thuam, të pyes, pa mua vallë
Rron mes të vdekurve e gjallë?
Por, përsëri ky shpirt do pres
Të dij pse rron, të dij pse vdes?
POEZINË E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU