Naim Frashëri: Pse s’vjen, o ditë e mirë?

Pse s’vjen, o dit’e mirë,
Pse vallë nuk vjen?
Gjer kur në errësirë?
Mos Zoti të pëlqen?

As hidhe gardhë,
Dhe shpejto pak,
dit’e bardhë,
Dhe jakë, jakë,

Se të pres,
Nuk vdes.

Jak’ o dit’ e uruar!
Që lind nga perëndon,
At’ an’ e ke ndrituar
E ne pse na harron?

Dritëz’e jetës!
Edhe e motit
Dhe së vërtetës.
Dhe gaz’ i Zotit,

Ndritna
E zgjohna.

ObserverKult

——————————–

LEXO EDHE NJE POEZI TE TE NJEJTIT AUTOR:

Naim Frashëri: Shokë kemi në mesin tonë tradhëtorë…

Lexo edhe:

VITORE SALLAKU, VUAJTJET QË I PËRJETOI GJATË KOMUNIZMIT… JA EKZEKUTUAN BABANË

Një humbje e madhe për Cirkun dhe publikun shqiptar. “Mjeshtrja e Madhe”, akrobatja Vitore Sallaku është ndarë nga jeta. E cilësuar si një nga ikonat e akrobacisë dhe cirkut shqiptar. Ajo ofroi kontributin e saj, jo vetëm si artiste, por edhe si pedagoge e shkrimtare.

Vitore Sallaku vinte nga një familje e persekutuar prej sistemi komunist. I ati i saj Lorenc Rash kishte pesuar me pushkatim.

Megjithatë, falë aftësive dhe talentit, të ndjerës nuk ia ndërprenë të drejtat e studimit në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë.

Nga ana tjetër, kjo goditje e familjes Rasha, tentoi të vinte në pikëpyetje karrierën artistike të bashkëshortit të saj Skënder Sallakut. Por ai nuk hoqi dorë kurrë, asnjehere, prej saj.

Si një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut me një kontribut për më shumë se 35 vjet, Vitore Sallaku u nderua në tetor të vitit 2021 nga Presidenti ende në detyrë, Ilir Meta me titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Puna e saj e fundit ka qenë angazhimi ne një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku. Ndërkohë zonja Vitore numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

Tekstin e plotë per akrobaten e njohur e gjeni KETU

ObserverKult