Lul Beshaj: T’i dua sytë e zemrës…

gabrielë aeroport babi te do fort, poezi nga Lul Beshaj

Poezi nga Lul Beshaj

Ndoshta ti s’do as ta dëgjosh
Kur unë të them: s’t’i dua sytë e ballit
Tjetër gjë më solli gjer tek ty
Që është përtej ndjesisë së mallit.

Ti ndoshta trishtohesh, mbase dhe mërzitesh
Se sytë e ballit s’t’i dua aq fort
Ti ke padyshim sytë më mahnitës
Por mua tjetër gjë më soll’ në tënden botë…

E them, sytë e ballit nuk mundem t’i dua
Ti ke tjetër gjë që mua më çmend
Është një e përtejme më shumë se e çmuar
Diçka që kalon çdo kohë, çdo vend…

Edhe po ta them ti ke sy mahnitës
Sy që i përngjasin padyshim veç ëndrrës
Por ti ke dy sy të papërsëritshëm
Dy sytë që unë dua, sytë e tu të zemrës!

ObserverKult


Lexo edhe:

LUL BESHAJ: DU VEÇ TA DISH, SE T’KAM DASHTË SA DUHET DRITA…

Gabrielë,
Shpirti em. Dita mbylli veten e la ashtu n’kanatat e mallit pritjen për zanin tand. Zabukura eme, ajri asht i ftohtë, si friga jote para pragut të zemrës. Zemra asht aty e ti, m’u ballë saj tuj kundrue gjithë andrrat e saj, për ty. Mos hy, mos i zgjo fëmijët e bamun mall nga pakoha.

Gabrielë, ana ime me frymë, deshta me t’pa. Me t’i pa retë e trishtit e me t’i puth me sy të lodhun të ballit tem. Sa shumë du me t’shkrue në lëkurën e bardhë të dritëikjes mallin…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU