“Lulet e ftohta të shkurtit”, ekspozita solli ngjarjet kryesore të viteve ’90-’91

Ekspozita

Në Festën e Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Bashkinë e Tiranës, sollën për publikun e kryeqytetit shqiptar një ekspozitë. Kjo ekspozitë përmban dokumente që japin një pasqyrim të ngjarjeve kryesore politike dhe sociale të viteve 1990-1991.

Këto ngjarje sollën erën e ndryshimeve në Shqipëri, kur u rrëzua sistemi komunist dhe e rikthye komunikimi me botën.

Në ekspozitën e titulluar “Lulet e ftohta të shkurtit” për herë të parë shfaqen disa dokumente që sapo e kanë kaluar procesin e deklasifikimit. Kështu ato janë të aksesueshme për cilindo studiues të kësaj periudhe.

Ekspozita përmban dokumente të vrasjeve në kufi, heqja e emrit te universitetit, kushtet e studentëve. Përveç këtyre këtu del edhe krijimi i partive politike, liria fetare, kriza e ambasadave, takimet e Ramiz Alisë në OKB, vizita e Nënë Terezës etj.

Ekspozita e sjellë nga bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Bashkisë së Tiranës, u mbajtë në sheshin përbri Muzeut Historik Kombëtar dhe Hotel “Tirana”./ATSH  

ObserverKult

———————————

Exo edhe: “SËRBIA TJETËR”- LUFTA KUNDËR LUFTËS DHE HARRESËS

Nuk besoj që ai (Millosheviqi) mund ta përfundoj jetën vet e të mos përfundoj në bankën e të akuzuarve. Ai ka për t’u përgjigjur para shumë popujve, do t’u përgjigjet juve shqiptarëve…”, ka qenë një prej deklaratave të arkitektit e intelektualit serb, Bogdan Bogdanoviq. Ai kundërshtoi shkeljet e luftën që Serbia po bënte ndaj shqiptarëve.

Dita e dytë e “Mirëdita, dobar dan!”, solli fjalët, kundërshtimet e parashikimet që Bogdanoviq kishte bërë gjatë jetës së tij. Veprimtaria e Bogdanoviqit u prezentua përballë publikut kosovar nëpërmjet promovimit të librit “Sërbia tjetër: Bogdan Bogdanoviq”, nga Shkëlzen Gashi.

Botimi i këtij libri për Shkëlzen Gashin është i jashtëzakonshëm, madje edhe aftësitë parashikuese te Bogdanoviqit janë të jashtëzakonshme. Gashi ka theksuar se Bogdanoviq ka parashikuar se Kosova do të jetë e pavarur, madje ka parashikuar bombardimet që ndodhën gjatë viteve të ’90-ta, dhe mbi të gjitha intelektuali serb ka…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult