Lumo Kolleshi: E dashur grua, sot kam vendosur të rrëfehem para teje…

E dashur grua,
Sot kam vendosur të rrëfehem vetëm para teje dhe askujt tjetër,
Se vetëm ty t’i kam besuar të vërtetat e sekretet e shpirtit,
Ti e di fort mirë se në rrëfime ka dhe gënjeshtër,
Aq më shumë kur mjekrën ledhaton dora e priftit.

Por ti të jep ujë dhe me thua
E kurrë nuk gënjehesh dot lehtë,
Se ti, jetës i ke ardhur si një krua,
T’i qëndrosh balsam buzës së burrit, kur ajo është hekur i nxehtë.

Sot, fjala vjen, nuk kam gatuar asgjë për drekë,
Kam hedhur ca fasule në ujë
Për të mos harxhuar më shumë energji.
Në frigorifer kam dhe një kuti të vogël me piperkë,
Nga ajo bufka e kuqe,e kam bërë turshi,
Se shpirtit tim i duhet dhe një pikë raki.

Dhe prapë e di që do të më pyesësh:
Po tjetër? Po tjetër?
Me kaq është pak, shumë pak,
Si një numërues mbi thyesën e vjetër,
Emëruesi yt gjithë thyesën e flak.

Ja, po të them, nga stuhia e fundit,
Qiellit i kanë mbetur ca re,
Prej tyre do të bëj një sallatë,
Në vend të vajit, për kolisterol,
Do t’i shtoj mjegullën e re.

*titulli i origjinalit “Rrëfim para gruas”

ObserverKult

===========

Lexo edhe:

GAZETARI E QUAN SPIUN TË SIGURIMIT DHE HAJDUT, REAGON LEKA BUNGO I REVOLTUAR