Lumturia është një shpërblim që i jepet atij që s’e ka kërkuar

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit rus, Anton Çehov:

Kur njerëzit janë të lumtur, s’u prish punë në është verë apo dimër.

Zilia të verbon.

Kur nuk ka shpresë, jetohet me kujtime. Më mirë kaq se asgjë.

Çmoje veten më tepër. Mendojnë të tjerët të ta ulin çmimin.

Asgjë nuk deh sa paraja: kur je fryrë me to, bota të duket më e mirë se ç’është.

Lumturia është një shpërblim që i jepet atij që s’e ka kërkuar.


ObserverKult


Lexo edhe:

ANTON ÇEHOV: DASHURIA TREGON SE ÇFARË DUHET TË JETË NJERIU

Një nga autorët më të njohur të letërsisë botërore, Anton Çehov mbetet mjeshtri i padiskutueshëm i tregimit të shkurtër. Megjithëse, nga epoka kur ai vendosi për herë të parë penën në letër, kohët kanë ndryshuar, historitë e mjeshtrit të penës spikatin për aftësinë që e bëjnë lexuesin të qeshë përmes lotëve. 

Fraza e ditës, me rastin e përvjetorit të lindjes, më 29 janar 1860, në Taganrog, Rusi: “Ajo çka ndiejmë kur jemi të dashuruar mbase është gjendja jonë normale. Dashuria tregon se çfarë duhet të jetë njeriu”, është marrë nga “Fletoret” e Çehovit ose katër fletoret që shtrihen kronologjikisht, nga viti 1891 deri në 1904, që përmbajnë shënime dhe reflektime nga autori, një referencë e çmuar për biografët e Çehovit.

Anton Çehovi, piktori i shpirtit njerëzor

Bir i një familjeje të thjeshtë, Anton Çehovi ishte një nga autorët më të dashur rusë. Dramat, së bashku me qindra tregime që burojnë nga pena e tij, janë një enciklopedi e vërtetë e shpirtit njerëzor, por edhe një përfaqësim i përsosur i shoqërisë ruse në fund të shekullit XIX. Në të vërtetë, pas shfaqjes së një shoqërie konservatore dhe monarkike, ishte fshehja e një bote në zhvillim të shpejtë, e mbushur me figura të reja shoqërore, të paafta për të komunikuar me njëri-tjetrin…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU