“Lumturia”, poezi nga Drita Fejza

Poezi nga Drita Fejza

Lumturia janë grimcat,
çaste t’vogla, t’thjeshta,
përqafime të ngrohta,
e falje t’lehta

Nji fjalë e mirë,
nji “falemnderit” prej zemre,
fytyra plot mirësi
pa hile, pa prapavijë

Gëzime t’vogla,
kujtime t’ngrohta,
momente që shkojnë,
por n’zemer t’gjitha jetojnë!

ObserverKult


Lexo edhe:

DRITA FEJZA: ZEMRA E LËNDUAR