“Lutemi për Turqinë”, Dua Lipa nga Shqipëria: Planeti jonë i varfër po qan, mbroni nënën tonë

Dua Lipa është solidarizuar me Turqinë në këto ditë të vështira për vendin e Anadollit mes zjarreve shkatërrimtare e vdekjeprurëse.

Lipa e cila po pushon në jug të Shqipërisë thotë se planeti jonë i varfër po qan dhe ‘nëna’ duhet mbrojtur.

Ajo thotë se duhet kuptuar tashmë që ndryshimet klimatike janë të vërteta prandaj duhet një përballje me faktet.

STATUSI NGA DUA LIPA

“Planeti jonë i varfër po qan. Kur do të kuptojmë që ndryshimet klimatike janë të vërtetë. Duhet të përballemi me faktet. Mbroni nënën tonë. Turqi jam me ty”./(BW)

LEXO EDHE: Dua Lipa për herë të parë në rolin e aktores në filmin “Argylle”