”Lutje dhe Bekime”, simfonia e frymëzuar nga pandemia Covid-19

Një simfoni muzikore e kompozuar në mesin e pandemisë së covid 19 u shfaq për hërë të parë për publikun në Kinë. Pjesa muzikore është një lutje për qytetin e Wuhan, qytetin e goditur më rëndë nga pandemia.

Simfonia “Lutje dhe Bekime”, një pjesë muzikore e krijuar nga kompozitori kinez Tan Dun dhe e frymëzuar nga pandemia e COVID-19, u prezantua për herë të parë për publikun në Kinë. Kjo ishte shfaqja e parë që u mbajt në “Sallën e Koncerteve” në Shangait, pas rinovimit të saj.

Dymbëdhjetë gongë të mëdhenj u shfaqën në skenë dhe në mesin e publikut. Tingulli i tyre, së bashku me performancën e orkestrës, si dhe interpretimi i mezo-sopranos preku zemrat e të gjithëve spekatatorëve.

Tan e krijoi këtë simfoni në mesin e shpërthimit të epidemisë COVID-19. Është një pjesë për t’u lutur për Wuhan-in, qytetin e goditur më rëndë nga pandemia, në provincën Hubei të Kinës qendrore.

“Nga akustika tek teksti, kjo pjesë muzikore ndihmoi të gjithë audiencën të ri-perceptonte këtë sallë koncerti të re. Simfonia të cilën publiku nuk e ka dëgjuar kurrë mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen optimist; “se sa e bukur është jeta, pasi jemi ende gjallë pas epidemisë”. Muzika na ndihmon të mos izolohemi kurrë brenda zemrës sonë “, tha Tan.

Pjesë e repertorit të koncertit ishin gjithashtu disa vepra klasike perëndimore, përfshirë veprat e Bedřich Smetana dhe Alexander Borodin.

“Koncerti është një pagëzim shpirtëror, ndihem i rilindur,” tha një një nga spektatorët. /Ora News