“Lutje”, poezi nga Fatmir R. Gjata

fatmir r. gjata

Poezi nga Fatmir R. Gjata

Kur lutjet të mbarojnë, do ndizet një qiri
Do tretet errësirës dhe botë do mbes në zi
Do ngrihen perënditë, të shkojnë të ulërirë
Disa do zhduken krejt, disa do jenë të ngrirë
Të tjerë do shkojnë malesh, ti fshihen njerëzisë
Do flenë gjumë të shenjtë, në mes të gjithësisë
Gjersa të luten gjithë, përmbys edhe përmbarë
Sado të shkojë përpara, kjo botë do mbes e ndarë
Në gjysmë errësirë, në gjysmë dritë e kthjellë
Një pjesë nuk ka as hënë e tjetra vetëm diell.

Kur njerëzit të luten, s’do ketë xhami e kishë
Do ndiejnë brenda shpirtit, do ndiejnë brenda në mish
Do jenë vetëm përballë, do shohin vetëm në terr
S’do njohin kurrë parajsë e nuk do njohin ferr
Do ndizen mijëra yje, në qiell për çudi
Dhe botë do zhytet gjithë, në një det me dashuri.

ObserverKult


Lexo edhe:

FATMIR R. GJATA: MAGJISTARI