M. Eminescu: Deri tek yjet është rrugë e gjatë…

emisesku qëndro

Deri tek ai yll atje lart
është rrugë e gjatë shumë
dhe lypsen njëmijë vjet e ca
drit’e tij të vijë tek unë.

Ndoshta ka mijra vjet i fikur,
në kaltërsinë pa fund e anë
dhe tani drit’e tij ka mbrritur
që e shohin sytë tanë.

Vetëm ikonë e yllit të vdekur
shndrit lart në qiellin e heshtur,
kur qe i ri s’mund ta shihnim dot,
u shua, dhe ja, e shohim sot.

Kështu ndodhi me zjarrin tonë,
në terr u shua, u fik, u mek,
por drit’e dashurisë gjithmonë
dhe shuar qoftë, përherë na ndjek.

© shqipëroi Maksim Rakipaj