M.Eminesku: Lermë të digjem prush nga malli!


Pasi prej kohe kaq të gjatë
ne s’thamë asnjë fjalë,
më ngjan sikur harruam fare
ç’u deshëm me aq mall!

Tani të ëmbël e të zbehtë
të shoh kaq pranë meje-
lermë të ulem si dikur
në gjunjë para teje!

Lermë të digjem prush nga malli,
t’i puth duar e tua.
O doçkëza ju ç’kini bërë
kaq kohë larg, pa mua!

Në shqip: Perikli Jorgoni