Ma apo M’a
Ta apo T’a
Jua apo Ju a?
Si t’i dallojmë dhe si t’i shkruajmë saktë trajtat e shkurtra dhe trajtat e shkurtra të bashkuara?
Trajtat e shkurtra “gjenden” kur lakohen përemrat vetorë: UNË TI, AI/AJO në njëjës dhe shumës.
P.sh.:
Njëjës (veta I. II. III)
E. unë/ti/ai-ajo
Gj. (s’ka) – /- /i atij-i asaj
Dh. mua më/ty të/ atij i-asaj I
K. mua më/ ty të/ atë e
Rr. (prej) meje/teje/tij (atij)-saj (asaj)
Shumës (veta I. II. III)
E. ne/ju/ata-ato
Gj. -/ – /i atyre
Dh. neve na/juve ju/atyre u
Kall. ne na/ju ju/ata (ta) i -ato (to) i
Rr. (prej) nesh/jush/atyre (tyre)
Ndryshe nga trajtat e shkurtra, trajtat e shkurtra të bashkuara formohen nga trajtat e shkurtra të çdo rase me dhanoren e të tri vetave (njëjës dhe shumës) me kallëzoren e vetës së tretë njëjës dhe kallëzoren e vetës së tretë shumës. Pra, trajtë e shkurtër + e dhe trajtë e shkurtër + i.
Kështu, trajtat e shkurtra të bashkuara janë:
më + e = ma
të + e = ta
i + e = ia
na + e = na e
ju + e = jua
u + e = ua
më + i = m’i
të + i = t’i
i + i = ia
na + i = na i
ju + i = jua
u + i = ua
Ato gjenden duke bërë pyetjen përkatëse: P.sh.: Ma dha mua librin. (Kë? “atë e”/ Kujt? “mua më”, atëherë: më + e = ma etj. Ose: Jua thashë një herë këtë. (Kujt? “juve ju”. Kë? “ato/ata i”, atëherë: ju + i = jua.
Përgatiti. S. Agolli
ObserverKult
Lexo edhe:
SHBA APO SH.B.A? OKB APO O.K.B? SI T’I SHKRUAJMË SAKTË SHKURTIMET NË GJUHËN SHQIPE?
Shumë herë na ndodh që shkurtimet në gjuhën shqipe i hasim të shkruara gabim. Disa i shkruajnë me pikë ndërmjet shkronjave, disa nuk i vendosin në trajtat e duhura rasore etj.
Edhe për shkurtimet ka një rregull se si duhet të shkruhen. Sipas “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, pika 84, kemi: “Shkurtimet e emrave të shteteve, të organizatave, të shoqërive, të institucioneve, të ndërmarrjeve etj., shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë as ndërmjet, as pas tyre: RPSH, PSSH, PDSH, SHBA, ATSH, RFGJ, OKB, NATO, UNESKO, FIDE, FIFA, UEFA, SMT, UEM, TEC etj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult