SHBA apo Sh.B.A? OKB apo O.K.B? Si t’i shkruajmë saktë shkurtimet në gjuhën shqipe?

përdorimi i pikës


Shumë herë na ndodh që shkurtimet në gjuhën shqipe i hasim të shkruara gabim. Disa i shkruajnë me pikë ndërmjet shkronjave, disa nuk i vendosin në trajtat e duhura rasore etj.

Edhe për shkurtimet ka një rregull se si duhet të shkruhen. Sipas “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, pika 84, kemi: “Shkurtimet e emrave të shteteve, të organizatave, të shoqërive, të institucioneve, të ndërmarrjeve etj., shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë as ndërmjet, as pas tyre: RPSH, PSSH, PDSH, SHBA, ATSH, RFGJ, OKB, NATO, UNESKO, FIDE, FIFA, UEFA, SMT, UEM, TEC etj.

Ato duhet të marrin edhe mbaresat rasore të duhura. P.sh.: Sipas ATSH-së, ATSH-ja raporton se… etj.

KUJDES!

Nuk vendoset pikë ose nuk ndahen me pikë shkurtimeve e emrave të ndryshëm, si:

a) shkurtimet e emrave të njësive të masave: cm (centimetër), km (kilometër) a (amper), kg (kilogram), hl (hektolitër), l (lekë ose litër), t (ton), v (volt) etj.;

b simbolet e elementeve kimike: Cl (klor), H (hidrogjen), Mg (magnezium) etj.;

c) shkurtimet e emrave të pikave të horizontit: L (lindje), P (perëndim), VL (verilindje), JP (jugperëndim) etj.

Përgatiti: S. Agolli

SHBA apo Sh.B.A? OKB apo O.K.B? Si t’i shkruajmë saktë shkurtimet në gjuhën shqipe?

Lexo edhe:

A SHKRUHET ME SHKRONJË TË MADHE “TOKA”, APO ME TË VOGËL “TOKA”?

Në shkrimet e shumta, si në medie po ashtu edhe në libra të ndryshëm e hasim herë të shkruar “Toka” e herë “toka”. Por, si duhet të shkruhet saktësisht?

Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë. P.sh.:

Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Galaktika, Jupiteri, Kashta e Kumtrit, Dielli, Hëna, Marsi, Neptuni, Saturni, Toka, Urani, Ylli Polar etj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU