Martin Camaj: Kallnori apo vetmia

Dhé, brej e bjeshkë randue me borë
e hej akulli.
Bisha n’krahnor e zanun
rri ngusht e fle pa gjurmë përmbas
me kthetra kthye në lëkurë
nën mish.

Gardhi i rrëzuem mbi shteg
e qafa malesh përreth
të mbylluna me dhambë ujqish
në jerm.