Mbretëresha e Pop-it, Marie Louise Ciccone, e njohur si Madonna tashmë mbi supet e saj i ka 66 vjet! E ardhur nga një shtresë e mesme, ajo ka qenë gjithmonë një artiste tepër rebele dhe e guximshme.
Ju sjellim disa prej thënieve të saj:
“Gjërat e thjeshta nuk më pëlqejnë, e thjeshta nuk të rrit dhe as nuk të bën të mendosh”.
“E kupton që je e fortë kur të tjerët nuk të duan, prandaj për këtë arsye ti nuk ulesh, por qëndron më lart”.
“Shumë njerëz s’arrijnë ta thonë se çfarë duan, ja përse nuk mund ta kenë”.
“Nuk ka rëndësi se kush je, nuk ka rëndësi as origjina juaj. Ju gjithmonë mund të ndryshoni dhe të shndërroheni në një version më të mirë të vetes suaj”.
“Seksi nuk është dashuri dhe as dashuria nuk nënkupton seks, por kur ndërthurren përbëjnë gjënë më të pabesueshme që mund të ekzistojë!”
“Kam të njëjtin qëllim që kam pasur qëkur isha fëmijë, të sundoj botën!”
“Refuzoj të sillem ashtu siç të tjerët dëshirojnë!”
ObserverKult
——————–