Anu ishte një nga perënditë më të vjetra të panteonit sumerian, ai është konsideruar si babai dhe i pari mbret i perëndive, dhe ai është konsideruar si paraardhësi i Anunnakit të lashtë.
Në mitologjinë sumeriane, An (në gjuhën sumeriane An = “Qiell”) ose Anu (në gjuhën Akkadiane) ishte Perëndia i qiellit, Zoti i yjeve, mbreti i perëndive, i cili jetonte me gruan e tij, perëndeshën Ki (në gjuhën sumeriane, “Toka” ose “Antu” në gjuhën Akkadiane), në rajonet më të larta të qiellit.
Besohej se ai kishte fuqinë të gjykonte ata që kishin kryer krime dhe se kishte krijuar yjet si ushtarë për të shkatërruar të ligjtë.
Atributi i tij ishte diadema mbretërore.
Shërbëtori dhe mesazheri i tij ishte perëndia Ilabrat.
Më e rëndësishmja, ai ishte babai i Enlil, Perëndia i lashtë Mesopotamian i erës, ajrit, tokës, dhe stuhive. Dhe paraardhësi i Anunnakit, burimi suprem i gjithë autoritetit.
Anunnakit konsideroheshin qenie qiellore që erdhën në Tokë, mijëra vjet më parë.
An, Paraardhësi i Anunnakëve – ata që zbrisnin nga qielli
Pra, kush ishin Anunnakët e lashtë?
Termi ANUNNAKI, nëse përkthehet në mënyrë fragmentare, do të thotë: ANU: “Qielli” -NNA: “zbret” – KI: “Toka”: “Ata që zbritën nga qielli në tokë …”.
Sot, shumë autorë janë të bindur se nuk ishin perëndi, as engjëj, por qenie nga një planet tjetër, që erdhën në Tokë duke zotëruar një zhvillim teknologjik dhe njohuri të fizikës së avancuar, të aftë për të manipuluar mendjet e një race më të ulët dhe ta kthenin atë në skllave.
Para një qytetërimi teknologjik si Anunnaki, njeriu u gjunjëzua duke i konsideruar Perënditë qiellore me fuqi për të qeverisur qiellin dhe tokën.
Me fjalë të tjera, këto ‘perëndi’ u keqinterpretuan si hyjnitë supreme, pasi ata zotëronin një teknologji që njeriu primitiv nuk e kuptonte.
An ishte një nga hyjnitë më të fuqishme dhe më të rëndësishme në panteonin sumerian, dhe perënditë Anunnaki besohej të ishin pasardhësit e Anit dhe bashkëshortes së tij Ki. Sipas “Black and Green” në librin e tyre “Gods, Demons and Symbols of Ancient Mesopotamia”, Anunnakit e lashtë ishin pikërisht “pasardhësit e An”.
“Shtatë zotat që vendosin” mund të renditen në grupin e Anunnakit: An, Enlil, Enki, Ninhursag, Nanna, Utu dhe Inanna.
Kur përmendin Anunnakit, pllakat antike sumeriane nuk u referohen këtyre perëndive si krijesa të thjeshta eterike, por i përshkruajnë ato si qenie biologjike prej mishi dhe gjaku, ashtu si njerëzit.
Kur flasim për zotat, imagjinojmë imazhe të shpirtrave qiellorë të mjegullt, që dalin nga kufijtë e një rrafshi të papërcaktuar të realitetit.
Megjithatë, ky nuk është përshkrimi që Sumerët dhanë për Anunnakit.
Këto zota ishin të vërtetë në çdo mënyrë për Sumerianët e lashtë. Zotat bashkëjetuan me njeriun, këto qenie qiellore ndanë jetën e tyre dhe bashkëjetuan me njeriun në qytete të lashta mbi Tokë. Ata ishin qenie fizike dhe të prekshme, të cilët hanin, flinin dhe vdisnin.
Këto perëndi ishin të dukshme për sytë e gjithkujt; ata përshkruhen tek udhëtonin drejt qiellit me automjete ajrore të fuqishme, të cilat lëshonin zhurmë që dukej si bubullimë, e që i bënte malet të dridheshin, ndërkohë që nxirrnin flakë.
Anu u konsiderua si një nga perënditë më të vjetra të panteonit sumerian, dhe ai ishte pjesë e një tresheje të perëndive të mëdha, së bashku me Enlil, perëndinë e ajrit dhe atmosferës dhe Enki (i njohur gjithashtu, në gjuhën Akadiane, si Ea), zot i tokës.
Ai u konsiderua si ati dhe mbreti i parë i perëndive.
Anu shoqërohet me tempullin E-anna të qytetit Uruk (Ereku biblik), në jug të Babilonisë dhe ka një arsye të mirë për të besuar se ky vend do ka qenë vendi origjinal i adhurimit të Anut.
Tempulli i Anit në Uruk quhej E-an-na (‘shtëpia e qiellit’). “Në qiell është Anu në fronin e tij, veshur me të gjitha atributet e sovranitetit: skeptri, diadema, veshja…”
Yjet përbënin ushtrinë e tij.
Në mënyrë simbolike, mbreti e merrte pushtetin e tij, drejtpërdrejt nga Anu.
Kjo është arsyeja pse ata thërrisnin vetëm sovranët dhe jo pjesën tjetër të njerëzve.
Anu ishte:
“Babai i perëndive” (abû ilâni),
“Babai i qiellit” (ab shamê),
“Mbreti i qiellit” (il shamê).
Ekuivalenti semitik perëndimor i Anut do të ishte perëndia Ël.
Dhe gjithashtu duket se ka ekuivalencë me Dragoin e Filistejve dhe Fenikasve.
Anu astronomikisht shoqërohej me Rrugën e Anit, një rajon i qiellit që përkon me ekuatorin.
Më vonë ky rajon do të përkufizohej si hapësira mes dy tropikëve.
Ai u shoqërua me numrin 60, një numër i shenjtë për sumerët./Bota.al