Poezi nga Mahmud Dervish
Ajo nuk po vjen “dhe as nuk do të …”, – thashë.
Kështu që, unë do të kthehem të ndreq mbrëmjen,
Me atë ç’i shkon zhgënjimit tim e mungesës së saj:
Shova qirinjtë e ndezur për të,
Hapa dritat e rregullta elektrike
e piva gotën e saj dhe e theva.
Muzikën ritmike të violinës e zëvendësova me këngë
perse
Thashë: ajo nuk po vjen.
Do ta liroj kravatën time elegante,
(në këtë mënyrë ndihem më rehat).
Vishem me pizhamet blu,
eci këmbëzbathur, po qe se dua
ulem i tulatur këmbëkryq në divanin e saj
dhe e harroj. I harroj të gjitha gjërat që mungojnë.
Të gjitha gjërat që i përgatita për festën tonë i ktheva
në vendet e tyre. Dhe hapa të gjitha dritaret dhe perdet e
mia.
Nuk ka asnjë sekret në trupin tim para natës
veç asaj që prisja dhe humba…
U talla me fiksimin tim për të pastruar ajrin enkas për
të,
(e parfumosa me ujë trëndafili dhe limoni)
Ajo nuk po vjen…
Do ta zhvendos orkidenë nga e djathta në të majtë,
Ashtu që ta ndëshkoj
atë për harresën e saj
Mbulova pasqyrën e murit me një pallto
në mënyrë që të mos e shihja reflektimin e imazhit të
saj.. dhe të pendohesha.
Thashë: do t’i harroj ato çfarë citova për të nga poezia
e vjetër e dashurisë,
sepse ajo nuk meriton asnjë poezi, qoftë edhe e
vjedhur…
dhe e harrova, hëngra vaktin tim të shpejtë më këmbë
dhe lexova, një kapitull nga një libër shkollor
mbi planetët tanë të largët
dhe shkrova, në mënyrë që ta harroja aktin e saj fyes,
një poemë.
Ja, këtë!
Përktheu: Agron Islami
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
MAHMUD DERVISH: NUK JEMI NDARË, POR KURRË NUK DO TË TAKOHEMI…