Mahnitëse: Sa shumë ngjason balerina me lulen (foto)

Lëvizjet e një balerine mund të ngjasojnë lulen dhe me fazat e lulëzimit të saj.

Kjo ngjashmëri vërehet në veprat e fotografes ruse, Yulia Artemyeva, imazhet e së cilës përjetësojnë në art format e përsosura që krijon natyra.

Yulia Artemyeva lindi në Gorky të Rusisë në vitin 1983. U diplomua në Ekonomi në vitin 2006, ndërsa në vitin 2010, u kualifikua në Fotografi Arti nga Akademia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Moskë.

Në vitin 2015, mori titullin Artist i Përsosmërisë së FIAP (EFIAP) nga Federata Ndërkombëtare e Artit Fotografik (FIAP, Francë).

Punimet e saj janë ekspozuar në të gjithë Evropën, Amerikën Veriore e Jugore dhe Azinë.

Ajo është një fituese dhe finaliste e garave dhe çmimeve të shumta ndërkombëtare të fotografisë, ndër të cilat janë ekspozita FIAP, IPA 2016, Portrete të vitit 2017, Qendra për Fotografinë e Arteve të Bukura.


Lexo edhe

NDËRRON JETË NJË NGA BALERINAT E PARA SHQIPTARE, ESMA MULLA

Esma Mulla, një nga balerinat e para shqiptare të Baletit të Kosovës, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë me anë të një postimi të publikuar në Facebook.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: