Diego Mainardi:
Më pëlqejnë shumë grindjet ; ato të vërtetat, ato të fortat. Ato që, për të bërë paqe, vë në provë të fortë krenarinë. Ato ku duhet kurajo për t’i kaluar. Ato që forcojnë çka është e vërtetë dhe ndajnë çka nuk ekziston./ ObserverKult
Lexo edhe:
PAULO COELHO: SI MUND TË URREJ NJË NJERI QË MË KA DHËNË VETËM DASHURI?
Autori brazilian Paulo Coelho, i shumë librave të përkthyer në të gjithë botën, është një ndër shkrimtarët më të mirë të kësaj epoke, i nderuar me qindra çmime të rëndësishme.
Mund ta lexoni një fragment të shkëputur nga romani i tij: “Veronika vendos të vdesë”
Nga: Paulo Coelho
«Nuk duhej të më pyeste ashtu. Kërkon të marrë vesh përse qava? Vallë nuk e di se jam njeri plotësisht normal, që ndan dëshirat dhe lotët me të gjithë, se ajo pyetje, tashmë tepër e vonuar, më kallte datën?»
Ndërsa përshkonte korridoret e ndriçuara nga e njëjta dritë e zbehtë si e infermierisë, Veronika kujtohej se ishte tepër vonë: nuk do të arrinte kurrë ta sundonte frikën.
«Duhet ta sundoj veten. Jam një njeri që i çon deri në fund vendimet që merr.»
Ishte e vërtetë se gjatë jetës shumë gjëra i kishte shpurë deri në fund, por ato ishin vetëm gjëra pa rëndësi. Kishte bërë vaki t’i vazhdonte grindjet, të cilat mund të zgjidheshin me një të falur, ose të mos i telefononte një të dashuri sepse marrëdhëniet me të i quante pa bereqet.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult