Mallkime:
Ashtu sikurse edhe me urime, folklori shqiptar njihet edhe për mallkimet që janë nga më të ndryshmet. Në vazhdim ju ftojmë t’i lexoni disa:
Mallkime popullore nga Lugu i Baranit, mblodhi Haxhi Muhaxheri 1985.
1. Ta theft zoti qafën!
2. T’raft pika n’zemer!
3. T’u rritë menja!
4. T’marrtë pushka n’lule t‘ballit!
5. T’huptë fara e keqe!
6. Ta marrtë zoti gojën ditën e Bajramit!
7. T’u preft’ ora!
8. T’shpërlaftë mordja!
9. T’raftë damlla!
10. T‘u qorrofshin sytë!
11. T’mloftë dheu i zi!
12. Mos pafsh dritë kurr!
13. Të mbettë shpija shkretë!
14. Mos pafsh kurr t’mira n’jetë!
15. T’u thaftë goja!
16. T’k’noftë qyqja mbi kulm!
17. T’shtifsha n’dhe për së gjalli!
18. T’koftë haram gjini i nanës!
19. T’hangërshin shtatmijë dreqen!
20. T’marshin orët e liga!
21. Shkofsh e mos u kthefsh!
22. E vrafsh veten me dorë tane!
23. Mos t’qeltë sabahi jarabi!
24. U bafsh me t’dhanë ujë me lugë!
25. T’u qorrofshin sytë!
26. T’marrshin ethet!
27. T’lafshin mendt e kresë!
28. T’djegt zjarmi xhehnemit!
29. T’gjet e liga!
30. Tu thafshin krahet!
31. Mos t’majt dheu mrena kur vdeksh!
32. T’raft zhuga!
33. U qorrofsh!
34. T’hangershin ujqërit!
35. T’u mshelt shpija me therra!
ObserverKult
———————
Lexo edhe:
Fjalë të urta shqiptare: Dita ka sy, nata ka veshë!
Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie që mbruajnë urtinë popullore shqiptare:
Armiku ma i rrezikshëm është ai që harrohet!
Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd!
Marrja me marre nuk lahet!
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë!
Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë!
Kurdo që të vdesin prindërit, të lanë jetim!
Për më shumë kliko KETU