“Mallkimi i njerëzve që nuk ndjejnë dot dhimbje”

Silvana Kola-Loka

Ky ishte titulli i një artikulli të BBC në 27 prill 2017.

Nga Silvana Kola-Loka

Në kohën kur e lexova këtë artikull, përvoja si psikologe më kishte bërë të besoja se një jetë pa dhimbje ishte ajo që kërkonin të gjithë pacientët e mi. Madje guxoja të mendoja se një jetë pa dhimbje ndoshta ishte dëshira e shprehur ose e pashprehur e çdo njeriu, përfshirë mua.

A është në të vërtetë dhimbja një ‘mallkim’ për njeriun? Apo është ‘mallkim’ mungesa e saj?!

Ekziston një çrregullim gjenetik i emërtuar “Pandjeshmëria e lindur ndaj dhimbjes”, nga i cili vuajnë disa qindra njerëz në botë. Është një çrregullim shumë i rrallë. Këta individë nuk ndjejnë asnjë dhimbje fizike.

Imagjinoni! Ata goditen, dëmtohen, pësojnë gjithëfarë aksidentesh, trupi mund t’iu nxihet apo gjakoset dhe dhimbja nuk ndjehet kurkund. A nuk është kjo diçka që t’ia kishim zili kujtdo?

Përkundër çdo bindjeje timen, paaftësia për të ndjerë dhimbje përshkruhet si “…një mallkim sepse jeta pa dhimbje është plot me sfida…”

Sipas këtij artikulli dhe në dakordësi të plotë me të, mungesa e aftësisë për të ndjerë dhimbje është një trajtë paaftësie për të mbrojtur veten dhe, për më tepër, për të parandaluar lëndimin e tjetrit. Tek e fundit, nëse nuk e ke idenë se çfarë dhe sa të dhemb në lëkurën tënde, është e vështirë ta kuptosh çfarë dhe sa i dhemb tjetrit gjithashtu…

                                       ***

E rigjeta këtë artikull duke kërkuar nëpër arkiva. E rilexova dhe u trondita sërish. A nuk është dhimbja ajo që na ndihmon të kuptojmë limitet tona prej njeriu? Atëherë përse kaq shumë përpjekje për të mpirë dhimbjen?

Artikullin e plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult


Silvana Kola Loka
Silvana Kola-Loka

Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: MË THUAJ SE MË DO PA MË THËNË “TË DUA!”

Nga: Silvana Kola-Loka

Ky ishte titulli i një komunikimi që kërkonte të mblidhte format e përcjelljes së dashurisë pa përdorur fjalët “Të dua!”.

“Ke nevojë për ndonjë gjë?”
“Enët i lava!”
“Të lutem, më thuaj kur të arrish!”
“Të lutem, bëj kujdes!”
“A ke ngrënë?”
“Haje ti këtë copën e fundit të tortës!”
“Mos u shqetëso! Do ta gjejmë një zgjidhje!”
“Të lutem, jepi me kujdes makinës!”
“Si fjete?’
“A ke më dhimbje?”
“Jam krenar/e për ty!”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult