ObserverKult ua sjell disa thënie të Nelson Mandelës:
Njeriu guximtar nuk është ai që nuk ka frikë, por ai që frikën arrin ta kontrollojë.
E dimë çfarë duhet bërë: gjithçka që mungon është vullneti.
Mos më gjykoni për sukseset e mia, por për gjithë ato herë që jam rrëzuar e jam ringritur.
Njerëzit mësojnë të urrejnë, e nëse mësojnë të urrejnë, mund të mësojnë edhe të duan, sepse për zemrën njerëzore dashuria është më e natyrshme se urrejtja.
Nuk ka asnjë rrugë të thjeshtë për lirinë.
Është mënyra se si e kemi ndryshuar jetën e të tjerëve, që i jep kuptim jetës sonë.
Një fitues është thjesht një ëndërrimtar që nuk ka hequr dorë.
Falja liron shpirtin dhe heq frikën. Prandaj, falja është një armë e fuqishme.
Një njeri që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asnjë gjë të re në jetën e tij.
ObserverKult
Lexo edhe:
THËNIE NGA MADONNA: SHUMË NJERËZ S’ARRIJNË KURRË TA THONË SE ÇFARË DUAN…