Nga Osip Emilevich Mandelstam
Kjo është ajo që më së shumti dua,
i pandjekur, i vetëm
të arrij përtej dritës,
nga e cila shumë larg gjendem.
Dhe që ju të shkëlqeni atje –
lumturi tjetër nuk ka,
mësoni nga drita e yjeve, pra
çfarë mund të shprehë zjarri i saj.
Një yll digjet si një yll,
drita bëhet dritë,
sepse murmurima jonë
na forcon dhe natën ngroh.
Dhe unë dua të të them
vogëlushja ime, duke pëshpëritur,
se vetëm mund të të ngre drejt dritës
me anë të kësaj mërmëritjeje.
Përktheu: Irena Dono
*Titulli i origjinalit: “Kjo”
LEXO EDHE: MË DUAJ PËR TË MOS MË HARRUAR…