Kem’ me dashtë me u kthy aty ku na ra lot i parë, me gaz a me drojë që dikush të na dojë.
Kem’ me dashtë me na dashtë bash si dikur, me e ndie peshën e dashnisë n’shpirt si nji gur.
E kthimi ka me qenë andrra; për me prekë çka ka ikë, me jetue për së dyti deri në t’fundit pikë, me dhanë mâ shumë se veten, me marrë mâ shumë se jeten, se çdo gja na duket pak, Tash që nuk e kem’ mâ ngat.
Kem me dashtë me u kthy, me ba atë që na iku, atë që s’kishim guxim, atë që na lëndoi e na çoi n’shkatrrim e do ta bânim prapë, duke e pa kohën n’sy duke e pa veten n’kohë, kem’ me dashtë me u kthy bash atje ku jem’ njohë. Ku ka nisë buzgazi, ku jem ndie gjallë, ku kem’ dashtë me vdekë veç për me u çmallë…
Për nji andërr mâ shumë, për nji shenjë n’buzë për nji dritë n’sy ma shumë se kurrë kem’ me dashtë me u kthy…