T’shtifsha n’dhé!, poezi nga Manjola Brahaj
Nji gotë vénë ndoshta m’ban edhe ma
t’marrë se sa jam.
Vetimat e venave t’zemrës
shkojnë e bien mbi krye.
A merr vesh, a s’di ndrysh’?
Hé terri t’marrtë mësysh!
Para Kryqit, Kuranit e Diellit
po t’baj bé;
T’due,
Hé t’shtifsha n’dhé!
Nji gotë çmendunie po due me ta dhanë
Le t’jetë dëshmitare
kjo natë,
kjo hanë.
Ti me m’pa me sy
me m’ardhë ngat.
Hé mos gjetsh rahat!
Para Kryqit, Kuranit e Diellit
Po t’baj bé;
T’due,
Hé t’shtifsha n’dhé!
ObserverKult
Lexo edhe:
MANJOLA BRAHAJ: PARAJSËN ARTIFICIALE E GJEJ VETËM KUR LEXOJ OSE SHKRUAJ!
Flasim përhanshëm me poeten Manjola Brahaj
Nga: Xhemazije Rizvani
Manjola Brahaj (Tropojë, 1986) është poete, studiuese dhe përkthyese. Ka doktoruar për letërsi në Universitetin e Tiranës dhe është profesoreshë e letërsisë në UBT, Prishtinë.
Kush është Manjola Braha?
Nuk e di. Jam në kërkim të këtij zbulimi të bukur. Di të them që po më befason, për veten nuk di të them tjetër gjë. Të tjerët ndoshta do mund të thonë më shumë për mua, pasi për secilin jam një Manjolë e veçantë, varësisht nga përvoja dhe këndi i vështrimit, nga koha që ka frymuar me mua dhe nga mënyra se si më është afruar, me shpirt, me imagjinatë, me arsye apo pa arsye…
Si fle Tirana?
Tirana është si nji vajzë e trazume dhe që nuk di me e zanë gjumi. Është e zhurmshme shumë, e potershme, deri edhe në rruginat e vogla dhe të humbura të lagjeve ka zhurmë deri vonë. E them këtë pasi ka vite që po jetoj, po flej dhe po zgjohem edhe unë me Tiranën. Kisha dashtë shumë që ajo me qenë më e qetë, më e lehtë për t’u jetu në të dhe për t’u përballu, por jo. Është e vështirë, e lodhshme, por deri diku edhe e bukur.
Tekstin e plotë e gjeni KETU