Manjola Nallbani: Kur e humba një dashuri…(teksti dhe kënga)

Interpreton Manjola Nallbani

Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri.

Me puthje gënjeshtare
ma mësove dashurinë
e pastër isha fare,
e nuk e njihja pabesinë.
Po ja që nisi era
ranë fletët nji nga nji
tjetra ëndrra s’ka nga hera
ka veç flokë dhe tradhti.

Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova unë të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri,
zemrën time e lëndove plagosa në rini
por pranvera sërish do t’vi
dhe do t’sjell tjetër dashuri.

O dashuri sekret i moshës që na rinon
ti papritur vjen dhe krejt
papritur si era shkon
o eja, eja dashuri
eja, eja përsëri
merma dhimbjen time
dhe më ndiz një zjarr të ri.

ObserverKult

——————–

Kliko edhe:

PUTHJA E 30 VITEVE MË PARË, KUR HERION MUSTAFARAJ “HËNGRI NJË FLAKARESHË” NGA MANJOLA NALLBANI

Të gjithë e kanë njohur për rolin “Beni ecën vetë”, por nuk ishte i vetmi ai që do të spikaste aktorin Herion Mustafarajn e që do të shënonte të ardhmen e tij në aktrim. Kohë më vonë, në vitet e para të rinisë, ai do të luante edhe disa të tjera që zbuluan po ashtu karakterin e veҫantë, shpirtin energjik, por edhe djalin rebel të kohës – atë që dashurinë donte ta jetonte, pa marrë parasysh rregullat “e rrepta” të shoqërisë.

I tillë ishte edhe roli i Agimit te filmi “Rikonstruksioni”. Një djalosh që dashuronte Zanën, (Manjola Nallbanin), por kjo e fundit, nuk mund të pranonte një dashuri aq të lirë e të hapur… Një rol i pothuaj 30 viteve më parë, por një prej atyre që treguan edhe një herë se Herion Mustafaraj ishte lindur për të qenë pjesë e kinemasë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU