Manjola Nallbani: O dritë e shpirt sa të du… (teksti dhe kënga)

Pranvera filloi me ardhë
dhe bylbyli nis me këndu
Njajo drandofillja e bardhë
del n’dritare me ndigju
O dritë e shpirt sa të du
përmbas teje kam mbaru
S’bashku’t jetën me e kalu

Rreth e rreth Shkodrës jam sjell
lule m’lule tuj shëtit
Ndër ma t’mirat ty t’kam zgjedhë
je si yll që botën shndritë
O dritë e shpirt sa të du
s’bashku jetën me kalu.

ObserverKult


Lexo edhe:

MANJOLA NALLBANI: IK, TË LUTEM LARGOHU (TEKSTI DHE KËNGA)

Manjola Nallbani: Ik…

Nuk e di sesi ndodhi,
jo nuk ishte pabesi
u takuam papritur,
humbëm krejt në dashuri
një vështrim,
të gjithë qenien ma pushtonte
e dashuruar, të dashuruar
natën mbyllja sytë të përqafoja.

Eja në ëndërr, eja në ëndërr
veç në ëndërr unë e jotja jam
eja në endërr, eja shpirt në ëndërr
jo në ëndërr ne nuk bëjmë mëkat
kam frikë të zgjohem
pse largohesh
le të humbim sado pak të dy
le të humbim.

Ik të lutem largohu
se jam zjarr e mos të djeg
veç në ëndërr afrohu
atje jam unë mbretëreshë
shpirti im
unë e jotja s’mund të bëhem
jo.
I mungove një nate
ëndrrës sime për çudi
krahëhapur të prisja
kisha ardhur unë tek ti
shpirti im
mbetem engjuj të një ndjenje.

Videon e këngës mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult