Maram al-Masri: Këtë mbrëmje ata dy do të takohen…

Nga Maram al-Masri

Këtë mbrëmje
një burrë
do të dalë
në gjueti të një preje
për të kënaqur të fshehtën
e dëshirave të tij.

Këtë mbrëmje
një grua
do të dalë
në gjueti të një burri
që ta shndërrojë
në zonjën e shtrojës së vet.

Këtë mbrëmje
preja dhe grabitqari
do të takohen
do përshkohen
e mbase…
mbase
do të këmbejnë rolet.

Përktheu në shqip: Rielna Paja

ObserverKult

———-

Lexo edhe:

MARAM AL MASRI: FALEMINDERIT GJITHË ATYRE QË M’KANË DASHUR…