Maria Sudibyo: Ku do ta gjej jetën time…

s'mund ta bindesh

Ku do ta gjej fjalën time,
në pluhurin e hirit të dikujt apo në fund të gjuhës sime?
Ku do ta gjej vetveten,
kur shoh në reflektimin e dikujt apo kur mbyll sytë të shoh brenda vetes?
Ku do ta gjej jetën time,
kur ndjek rrymën e botës, apo kur gërmoj nën gurët e hedhur?
Ku do ta gjej diçka që e çmoj si thesar,
kur udhëtoj nëpër botë apo kur kjo nga gishtërinjtë më rrëshqet?

*Titulli i origjinalit: “Mendja e udhëtarit”

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE:
NUK DO TË KTHEHET MË…
TË LUTEM MOS MË HARRO